NATO dhe Kombet e Bashkuara marrin pjesë në partneritetin e tyre të forte
Në takimin që Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Zyrën e Anti-Terrorizmit Z. Vladimir Voronkov, (5 nëntor 2019), rishikuan nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit të zhvilluar vitet e kaluara midis NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara në fushën e kundër-terrorizmit.
Të dy zyrtarët përcollën vlerësimin e tyre për përparimin e mirë të bërë në bashkëpunimin NATO-KB për të rritur aftësinë mbrojtëse të partnerëve të NATO-s në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Geona dhe Voronkov shkëmbyen gjithashtu mendime për fushat ku të dy organizatat mund të bashkëpunojnë më tej, duke përfshirë trajtimin lidhur me keqpërdorimin e teknologjisë nga terrorizmi, kundërveprimin me pajisje shpërthyese të improvizuara, sigurinë e kufijve, ofrimin e ndihmës për Aleatët e NATO-s në identifikimin dhe ndjekjen penale të terrorizmit të luftëtarëve të huaj, dhe forcimi i aftësive për t’u marrë me kërcënimet e paraqitura nga sulmet terroriste me përdorimin e armëve kimike, biologjike, radiologjike ose bërthamore.
Fraksion.com