AktualitetBota+Të fundit

Ish lideri i ISIS, Al Bagdadi ishte i trembur, vishej si bari, agjëronte dhe përdhunonte një skllave

Në muajt e fundit në arrati, lideri i ISIS Al-Bagdadi, ishte shumë i trembur. Ai vishej si bari dhe kishte frikë se dikush po planifikonte ta tradhëtonte.

Sipas ‘Associated Press’, disa bashkëpunëtorë të tij kanë thënë se Al-Bagdadi ishte i fiksuar te siguria e tij. Ai për tu fshehur kërkonte çdo muaj vendstrehime të reja, kryesisht në qytete në shkretëtirë

Sipas dëshmitarëve, Al-Bagdadi lëvizte gjithmonë natën, mbante veshur atlete dhe ishte i shoqëruar nga 5 burra të armatosur që e thërrisnin liderin e ISIS, ‘sheik’.

Po sipas ‘Associated Press’, ai kishte kohë që nuk mbante agjërim dhe mbante pranë vetes një skllave ‘yazide’ adoleshente.

Vajza, e cila u la e lirë pas një operacioni të forcave amerikane në kërkim të Al Bagdadi, ishte arratisur për në Idlib në vitin 2017.

Më pas Al Bagdati ra në gjurmët e saj dhe e morri sërish pranë vetes. Ai e rrihte, thuajse çdo natë, dhe e përdhunonte.

Më 27 tetor Al Bagdadi u vra gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë.

“Ai vdiq si qen, ai vdiq si një frikacak”, tha presidenti amerikan Donald Trump pasi konfirmojë atë ditë lajmin.

‘Udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte fshehur në një tunel nga u përpoq të ikte duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës’ – tha Trump për liderin e ISIS.

 

Fraksion.com