“I rrezikon karrierën gjyqtarit Besnik Muçi”; Ja kush është biznesmeni me probleme ligjore në Tiranë
Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, po përballet me Kolegjin e Apelimit në kuadër të procesit të Vettingut. Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit të Krimeve të Rënda me argumentet se ka probleme me pasurinë dhe figurën morale.
Sipas raportit të DSIK, Muçi ka kontakte të papërshtatshme me një biznesmen, i cili rezulton me probleme ligjore. Sipas BalkanWeb bëhet fjalë për biznesmenin Armand Lilo. Sipas raportit të DSIK, Muçi i detyrohet 21 mijë euro Lilos, tek i cili ka blerë një banesë.
Por kontakti me ketë person konsiderohet si i papërshtatshëm. Anëtari i Kushtetueses tha se Lilo është taksapaguesi më i madh i Bashkisë së Tiranës dhe një ndër punëdhënësit më të mëdhenj. Muçi tha se nuk e ka hetuar asnjëherë Lilon dhe se nuk kishte dijeni se ai kishte probleme me ligjin.
Fraksion.com