AktualitetPolitikëTë fundit

“Franca nuk i mbylli derën Shqipërisë”; Ambasadorja Vasak: BE do të takohet pë një vendim në Zagreb

Christina Vasak,  ambasadorja e Francës në Shqipëri, tha se se vendimi i KE nuk i mbyll dyert Shqipërisë,

Diplomatja theksoi nga Elbasani ku ndodhej, se kjo çështje do të diskutohet sërish gjatë Samitit të Zagrebit.

Lidhur me qendrimin e Emmanuel Macron, ambasadorja theksoi se Presidenti i Francës është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë.

“Vendimi i Këshillit të Evropës nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Është vendim solemn, por jo mbyllja e dyerve definitive për Shqipërinë. Është lënë një takim në vazhdim gjatë Samitit të Zagrebit. Ky samit është i rëndësishëm, sepse Kroacia merr presidencen e Këshillit të Europës dhe të gjitha vendet e BE do të luajnë një rol të rëndësishëm, sepse duhet të ketë një vendim unanim.

Në këtë takim të rëndësishëm do të diskutohet për ecurinë e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj. Presidenti i Frances është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera pretendente për hapjen e negociatave”, tha ambasadorja franceze.

 

Fraksion.com