AktualitetTë fundit

Ekzekutohet me armë zjarri 43-vjeçari në Shkodër; Detajet e para

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur këtë mesditë qytetin e Shkodrës.

Nga raportimet e para thuhet se është qëlluar për vdekje një 43-vjeçar, për arsye ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sume të Dukagjinit dhe viktimë ka mbetur 43-vjeçari Gjergj Krygja.

 

Informacion paraprak

Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

 

Fraksion.com