Dyshime për sistemin e oksigjenit në aeroplanët 787
John Barnett, informator i kompanisë amerikane, Boeing ka pretenduar se pasagjerët e linjës së aeroplanëve 787 Dreamliner, mund të mbesin pa oksigjen nëse shtypja e ajrit ulet papritur.
Barnett ka thënë se testimet sugjerojnë se një e katërta e sistemeve të oksigjenit mund të kenë të meta edhe mund të mos punojnë kur duhet.
Ai po ashtu ka pretenduar se pjesët me të meta, me vështirësi janë integruar në linjën e prodhimit në një fabrikë të aeroplanëve Boeing.
Sipas tij, ngutia për të prodhuar një tjetër aeroplan ka nënkuptuar që procesi i testimit të përshpejtohej.
Kompania amerikane ka mohuar akuzat dhe ka thënë se pajisjet janë ndërtuar me kualitetin më të lartë.
Barnett, ish-inxhiner i kontrollit të cilësisë, ka punuar në kompaninë Boeing për 32 vjet, derisa është pensionuar për çështje shëndetësore në mars të vitit 2017.
Kjo kompani aktualisht është duke u përballur me kritika të shumta si pasojë e dy aksidenteve katastrofike, që përfshijnë një tjetër lloj aeroplani, 737 Max.
Të gjithë aeroplanët 737 Max janë hequr nga përdoriminë muajin mars, pasi një i tillë i kompanisë ajrore të Etiopisë është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e të 157 njerëzve në bord.
Para këtij aksidenti, 189 njerëz kanë vdekur nga rrëzimi i një tjetër aeroplani 737 Max në Indonezi.
Fraksion.com