Zbulohet kush është nëna e Alvinit; Si e mori djalin e vetëm në Siri dhe e la vetëm në kampin e Al-Hol
Zbulohet kush është nëna e Alvin Berishës, të miturit shqiptar që po mbahet i mbyllur në një kamp në Siri, ku u mor nga e ëma e cila u martua me një tjetër, pas ndarjes nga babai i 11-vjeçarit.
Nëna e tij, e cila është edhe shkaku pse i mituri i plagosur ndodhet në kampin e Al-Hol, është Valbona Berisha.
Mediat italiane publikojnë fotografi dhe detaje nga jeta e gruas durrsake. 37-vjeçarja qysh prej vitit 2000 jetonte në Lecco të Italisë bashkë me të shoqin Afrim Berisha, dy vajzat e tyre dhe djalin Alvin.
Teksa i shoqi punonte, ajo ishte shtëpiake dhe nëpërmjet internetit vendosi kontakte me imamë në Prishtinë dhe Shkup mes tyre edhe me luftëtarë të ISIS, deri kur në dhjetor të vitit 2014, u largua bashkë me djalin vjeçar nga Italia për në Siri.
Ajo fillimisht shkoi në Turqi pas një udhëtimi me avion dhe nga andej në Siri, ku ndryshoi identitetin dhe mori emrin Yushra. Në Siri ajo u martua me një xhihadist shqiptar dhe u bë edhe me një djalë tjetër.
Mirëpo gruaja humbi jetën si pasojë e një shpërthimi bashkë me të shoqin dhe djalin e tyre, ndërsa Alvini mbeti i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në kampin në Siri, me shpresën se një ditë do të bashkohet me të atin, i cili e ka bërë rastin publik në mediat italiane.