Vetingu në Policinë e Shtetit, Hodaj: Nuk do të penalizohet askush që nuk e meriton
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) po zhvillon seancën e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Seanca dëgjimore po zhvillohet me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Oltion Shehu, shef i Sektorit të Ankesave për SHÇBA, në DVP Tiranë.
“Nuk do të penalizohet askush që nuk e meriton të penalizohet, përkundrazi, ky është një proces vlerësimi për të gjithë ata punonjës që i përkushtohen çdo ditë misionit të tyre fisnik. Për institucione të forta me profesionistë me integritet!” – shprehet zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj.
Trupa e Vlerësimit për Oltion Shehun, shef i Sektorit të Ankesave për SHÇBA në DVP Tiranë, është e përbërë nga Marjeta Gjelaj, relatore, Ela Kerka, kryesuese e trupës, Ana Kapaj, anëtare.
Fraksion.com