AktualitetPolitikëTë fundit

Vakanca në Kushtetuese, Manja: Emërimi i kandidatëve brenda afateve kohore

Ekzistojnë të gjitha premisat e duhura ligjore dhe kushtetuese, që emërimi i gjashtë gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, tre nga Kuvendi dhe tre nga Presidenti i Republikës të realizohet brenda afateve kohore të përcaktuara.

Ulsi Manja, Kryetar i Komisionit Parlamentarë për Çështjet Ligjore, një një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, nënvizoi se ecuria e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese po vijon sipas afateve të paracaktuara.

“Kuvendit të Shqipërisë i kanë ardhur dy lista nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për dy vakanca në Gjykatën Kushtetuese që i takon kuvendit të Shqipërisë. Në zbatim të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe të rregullores së kuvendit, komisioni i ligjeve ka zhvilluar seancë dëgjimore me kandidatët për Gjykatën Kushtetuese”-, tha Manja.

“Nëse i referohemi datës se kur KED ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë listën me kandidatët për të dy vakancat që i takojnë Kuvendit, janë dorëzuar në datën 14 tetor, brenda 30 ditëve nga momenti që ka ardhur lista, Kuvendi duhet të përmbush këtë detyrim kushtetuese”-, nënvizoi Manja për ATSH

“Gjykata Kushtetuese ka në përbërje 9 anëtarë, që sipas formulës kushtetuese,  3 i takojnë Kuvendit, 3 Presidentit dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Aktualisht Kuvendi do të përmbush detyrimin për dy vakancat që janë në proces, ndërsa për vakancën e tretë është mbyllur lista e aplikimeve dhe KED po vijon puna për të shqyrtuar kushtet dhe kriteret ligjore dhe për kandidatët e tjerë, që i takon njëri Kuvendit dhe tjetrit Presidentit të Republikës. E thënë më qartë, janë të gjitha premisat e duhura kushtetuese dhe ligjore që për tre vendet që i takojnë Kuvendit dhe Presidentit të plotësohet me numrin e anëtarëve të saj”-, përfundoi deputeti i PS, Ulsi Manja gjatë intervistës për ATSH.

 

Fraksion.com