AktualitetPolitikëTë fundit

“Sfidë për  stabilitetin”; Ruçi: Me Ballkanin jashtë BE-së, Europa është më e pasigurt

Kryeparlamentari, Gramoz Ruçi gjatë fjalës së tij në takimit vjetor të komisioneve parlamentare të sigurisë dhe mbrojtjes së Europës Juglindore, i cili po mbahet në Tiranë, vuri theksin tek rritja e sigurisë me qëllim garantimin e stabilitetit në të gjithë vendet  e Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi se nuk mund të ketë Europë të bashkuar dhe të sigurt pa integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të BE-së.

“Qeverisja e sigurisë është një çështja jo fort e lehtë në Evropën juglindore, kjo për disa arsye. Kërcënimet transnacionale, terrorizimi, armët e shkatërrimit në masë po bashkëjetojnë në rajonin tonë. Për arsyes që i dimë të gjithë, rajoni duke qenë njësoj i rrezikuar ka rrezik nga sulmi kibernetik. Kapacitete mbrojtëse kushtëzohen nga kapacitet tona më të vogla teknologjike dhe kompjuterike. Pjesa tjetër e kontinentit ka ushqyer disa steriotipe për Ballkanin Perëndimor. Kjo është një sfidë për  stabilitetin.
Ballkani Perëndimor nuk është rajon, fqinj i Europës, por është pjesë integrale e Europës. Nuk ka nevojë të shpikim  projekte artificiale, por duhet të ndërgjegjësohemi se vendi i Ballkanit Perëndimor  është vetëm një, Bashkimi Europian. Me Ballkanin jashtë BE, Europa është më e pasigurt. Politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes për ne dhe për rajonin e Evropës julgindore lidhen ngushtë me Europën dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.” tha Ruçi.
Fraksion.com