Rama reagon për atentatin ndaj prokurorit Ndoji: Ligji Special do t’i nxjerrë “ujë të zi” foleve të krimit
Pas ngjarjes kriminale ku u implikua prokurori i Durrësit, Ardjan Ndoja ka reaguar me anë të një postimi kryeministri Edi Rama.
Rama ka përshëndetur punën e Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes dhe është shprehur se brenda muajit Ligji Special do t’i nxjerrë “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar.
Reagimi i plotë:
Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit👍Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së👊 Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë
Fraksion.com