AktualitetPolitikëTë fundit

Polonia avokate e fortë e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE

Duke iu drejtuar Samitit të 9-të të krerëve të parlamenteve të vendeve të Europës Juglindore, kryetarja e Dhomës së Ulët të parlamentit polak, Elzbieta Witek deklaroi të hënën në Budapest se Polonia është një avokate e fortë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

”Ky samit është prova se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE ende ngjall interesin e njerëzve dhe politikanëve”, theksoi ajo.

“Prania e përfaqësuesve të Grupit të Vishegradit tregon mbështetjen që ne kemi ofruar vazhdimisht në këtë rrugë jo të lehtë”, tha Witek.

“Polonia është një mbështetëse e fortë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne besojmë se një gjë e tillë duhet të bëhet për të siguruar paqe, prosperitet dhe stabilitet në Europë”, shtoi ajo.

“Ne besojmë se BE-ja duhet të zbatojë detyrimin e saj për të mbështetur integrimin europian të këtij rajoni. Anëtarësimi në BE nuk mund të jetë një lojë, rregullat e së cilës vazhdimisht po ndryshohen nga njëra nga palët”, tha Witek.

“Kjo është arsyeja pse ne besojmë se mungesa e marrëveshjes së disa anëtarëve të BE-së për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një gabim, që mund të prodhojë pasoja serioze dhe negative për rajonin”, tha Witek.

 

Fraksion.com