“Lidhja fisnore me deputetin socialist”; Basha për arrestimin e Rrajës: Poshtërim i Partisë Socialiste
“Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë sepse tregon që është një përplasje midis bandave në pushtet. Është tregues i qartë për ndryshim të menjëhershëm për zgjedhje të parakohshme që do t’i kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës, do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament dhe në Qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim. Në funksion të kësaj është edhe turi im që sapo kam nisur, është një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave dhe të vërtetave të hidhura si kjo që është shpalosur sot, por edhe e zgjidhjeve që duhet të prodhojnë një Qeveri dhe një Parlament që të përfaqësojë interest e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm”, deklaroi Basha nga selia blu.
Fraksion.com