AktualitetTë fundit

“Hyjnë në leksion dhe ngacmojnë vajzat”; Sherr në “Qytet Studenti”, disa të shoqëruar

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur pasditen e djeshme në Qytet Studenti, me pasojë plagosjen e tre personave.

Mësohet se rreth orës 17:30, ndërsa po zhvillohej leksion tek ish mensa duke qenë se godina e ekonomikut është në rikonstruksion, dy djem kanë hyrë në orën e leksionit dhe kanë ngacmuar vajzat që ishin në mësim.

Ndërkohë kanë reaguar djemtë e grupit që ishin të pranishëm në mësim duke u thënë të largohen.

Por ngjarja nuk ka mbaruar aty pasi rreth orës 19:00 përfundon leksioni djemtë përplasen jashtë.

Policia ka shoqëruar disa persona për këtë.

Ndërkohë tre të plagosurit nga sherri kanë shkuar dhe kanë marrë mjekim dhe më pas janë larguar.

Mësimi i studentëve të Ekonomikut po zhvillohej tek ish-menza e QZ, pasi ambientet e fakultetit janë në rikonstruksion.

 

Fraksion.com