AktualitetPolitikëTë fundit

Vaidere: Ballkani është duke ecur në rrugën e duhur

“Ballkani është duke ecur në rrugën e duhur dhe sigurisht do të ketë një dritë jeshile në të ardhmen”, deklaroi sot eurodeputetja Inese Vaidere, duke folur për ecurinë e procesit të integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga Shkodra, Vaidere u shpreh se “nuk mund të them se kur do të ndodhë kjo”.

Gjithsesi, tha ajo, “nuk duhet të pushoni së punuari në kuadër të reformave, përmirësimit të situatës në vend dhe të forcimit të sundimit të ligjit”.

“BE sigurisht që është një organizatë e rëndësishme dhe demokratike. Në momentin që niveli i demokracisë do t’i afrohet nivelit të demokracisë së BE-së, normalisht që jeni të mirëpritur. Jo-ja nuk ishte vendim i Parlamentit Europian dhe nuk kam çfarë të shtoj më tepër”, tha eurodeputetja letoneze.

 

Fraksion.com