Turqia do të kthejë militantët gjermanë të IS-it
Turqia nuk është “hotel” për anëtarë të IS-it, organizatës terroriste, i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, bëhet e ditur në Ankara. Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu kritikon shtetet europiane.
“E papranueshme”
Që në fundjavë ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu kishte deklaruar, se “nuk jemi hotel për askënd”. Në të njëjtën kohë ai kritikoi, që disa shtete europiane ia kanë hequr nënshtetësinë të dyshuarve të IS-it. Kjo është “e papranueshme dhe e papërgjegjshme”. Vende si Britania e Madhe apo Holanda, vende nga të cilat vijnë disa të burgosur prej ofensivës turke në Sirinë veriore duan t’ia bëjnë të lehtë vetes, tha Soylu.
Ofensiva e Turqisë në tetor, që ndërkohë u ndal për shkak të një armëpushimi, drejtohet së pari kundër milicëve kurdë të YPG-së. Qeveria në Ankara shikon tek ajo, një degë siriane të partisë së ndaluar punëtore kurde, PKK dhe e lufton si organizatë terroriste. Edhe organizata “Forcat Demokratike të Sirisë”, SDF e dominuar nga kurdët ka kapur një numër milicësh të huaj të IS-it të ardhur nga vendet europiane. Mjaft shtete europiane e kanë refuzuar ripranimin e tyre./DW
Fraksion.com