Sassoli: PE angazhim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Përmes një videomesazhi, Sassoli u shpreh se “sot do të vizitoj vendin e bukur të Maqedonisë së Veriut dhe për pak javë do të vizitoj Shqipërinë”.
“Këto vizita janë të rëndësishme për mua personalisht, janë udhëtime e mia të para jashtë Bashkimit Europian. Vende mike, vende që duam që së shpejti t’i fusim në Bashkimin Europian”, tha ai.
Ne e dimë, vijoi Presidenti i PE-së, se “njerëzit në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri janë zhgënjyer kur kanë mësuar se disa shtete kanë refuzuar aderimin e vendeve të tyre në Bashkimin Europian”. “E kuptoj dhe këtë shqetësim dhe e ndaj me ju”, tha ai.
Sassoli vlerëson se këto vende kanë zbatuar dhe plotësuar të gjitha kriteret dhe kanë bërë një punë të shkëlqyer. “Keni merituar besimin tonë, dhe për këtë gjë u shpreh edhe Komisioni dhe Parlamenti Europian si dhe mazhoranca e qeverive të BE-së”, tha ai.
Sasoli u shpreh se “ky vendim nuk prezanton fundin e diskutimit”. “Parlamenti Europian, shtëpia e demokracisë europiane do ju shoqërojë në këtë rrugëtim. Ne nuk do të rrimë në qetësi, do të impenjohemi për një votë pozitive gjatë votimeve të ardhshme të Komisionit Europian”, tha ai.
“Kam një mesazh për të rinjtë e këtyre vendeve: Mos i humbni shpresat. Ju lutem mos humbni shpresat, dhe mos hiqni dorë nga e ardhmja europiane. Bëhuni pjesë e familjeve tona, dhe do të bëheni së shpejti anëtare. Kjo familje do ju presë me besim dhe shpresë”, tha Sassoli.
Fraksion.com