AktualitetBota+Të fundit

Policia greke zbulon 41 migrantë në një kamion-frigorifer; S’ka viktima

Policia greke gjeti të hënën 41 migrantë, shumica afganë, të fshehur brenda një kamioni frigorifer në një autostradë të Greqisë veriore.

Sipas policisë, nuk pati viktima, pasi sistemi i ftohjes nuk ishte ndezur. Policia e ndaloi kamionin në një autostradë afër qytetit verior Xanthi për një kontroll të zakonshëm.

Ata arrestuan shoferin dhe e dërguan atë si dhe emigrantët në një stacion policie aty pranë për identifikim.

Greqia aktualisht po përpiqet të ndalë një valë të re emigrantëve, më e madhja që nga viti 2015, kur më shumë se një milion njerëz kaluan në Evropë nga Turqia përmes Greqisë.

Rreth 34,000 azilkërkues dhe refugjatë mbahen brenda kampeve në ishujt e Egjeut afër Turqisë.

Muajin e kaluar, 39 migrantë, të gjithë vietnamezë, ishin u gjetën pa jetë në një kamion frigorifer afër Londrës.

 

Fraksion.com