AktualitetTë fundit

Dy emrat nga do të nisë Vetting-u në Polici

Publikohen emrat e drejtuesve të Policisë së Shtetit të cilët do të kalojnë në “sitën” e vetingut gjatë kësaj jave, për të zbuluar nëse janë të denjë për vijimin e detyrës.

Vetting-u në Policinë e Shtetit nuk do të nisë nga drejtuesit e saj, siç është Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të zhvillojë këtë javë seancat e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme (SHÇBA).

I pari që do të dalë përpara trupit gjykues dhe do të skanohet njësoj si gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë, është Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA. Seanca do të zhvillohet nesër, 5 nëntor, në orën 12:00.

Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga: Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj.

Për Adriatik Ago, Zv.drejtor i Përgjithshëm, SHÇBA, seanca do të mbahet ditën e premte në 8 nëntor 2019, ora 12:00.

Trupa e vlerësimit do të përbëhet nga: Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko.

 

Fraksion.com