AktualitetPolitikëTë fundit

“S’është e Papulit, qeveria gënjen”; Basha sms live Arjan Çanit për vilën

Moderatori Arian Çani ka diskutuar në emisionin e tij “Zonë e lirë” zhvendosjen Lulzim Bashës, në dy vila në rezidencën luksoze “Long Hill”.

Edhe pse nuk e ndiqte emisionin, Basha ishte njoftuar për temën dhe i dërgoi një mesazh “live” gazetarit.

Në mesazh, Basha përpiqet t’i mbushë mendjen Çanit, se vilat ku ai është transferuar nuk janë të Agron Papulit.

Mesazhi i Bashës: Çani nuk po të ndjek, por më thanë që paske rënë në llumin e gënjeshtrave të qeverisë. Banesa nuk është e Papulit, nuk kam lidhje me të dhe as me ndonjë oligark tjetër.

Përkundrazi do të vazhdoj luftën time kundër tyre. Ti si gazetar e kishe të lehtë ta verifikoje para se të bëheshe pjesë e gënjeshtrës kundër meje dhe familjes time.

Arian Çani: Mos Lul mos, nuk thashë gjë.

Ajo që nuk ka sqaruar Lulzim Basha në mesazh, është përse ka gënjyer, kur tha se u transferua në dy vila luksoze, se iu dëmtua shtëpia në pallat nga tërmeti.

Për më tepër, ai nuk ka sqaruar se kujt ja ka marrë me qira këto vila, ashtu siç pretendon PD, pasi nuk ka asnjë kontratë qiraje.

 

Fraksion.com