Emmanuel Macron zemëron bullgarët
Bullgaria ka reaguar me ashpërsi ndaj një deklarate të presidentit francez, Emmanuel Macron për „bandat bullgare“ të shprehur në një intervistë për revistën franceze.
Sipas agjencisë së lajmeve, dpa të enjten në një intervistë të revistës franceze, me orientim të djathtë, „Valeurs Actuelles”, presidenti francez kishte theksuar, se do të veprojë me të gjithë forcën kundër shoqërive paralele dhe imigracionit ilegal në Francë. „Unë preferoj emigrantë legalë nga Guinea apo Bregu i Fildishtë (…) në vend të bandave ukrainase apo bullgare”, citohet presidenti francez.
Kritikët: Macron pozicionohet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale
Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Sacharieva ka porositur ambasadorin bullgar në Paris të dërgojë një notë proteste në Ministrinë e Jashtme franceze. Ndërkohë edhe ambasadorja e Francës në Sofje, Florence Robine është thirrur për të hënën në Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë, bëri të ditur televizioni shtetëror në Sofje.
Kritikët e akuzojnë presidentin francez, shkruan dpa, se me këtë intervistë ai po pozicionohet që tani për fushatën zgjedhore presidenciale, 2022 kundër Marine Le Pen. Populistja e djathtë kishte deklaruar së fundmi, se do të rikandidojë sërish për zgjedhjet presidenciale./DW
Fraksion.com