AktualitetTë fundit

Vrasja e ish-policit Malko; Gjykata lë në burg Blendi Tetën

Gjykata për Krimet e Rënda lë të pa ndryshuar masën e sigurisë “arrest ne burg” për Blendi Tetan, i akuzuar në lidhje me vrasjen e Santiago Malkos.

Masa për Tetën u rivlerësua sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pasi dosja kaloi për kompetencë në këtë prokurori.

Nga hetimet rezultoi se Blendi Teta ka hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Morinës, mbrëmjen e 22 gushtit 2019, bashkë me Aleksandër Maxhakun, Leonard Dukën dhe Fatmir Hysenin.

Automjeti me të cilin udhëtonin ka qenë i markës Mercedes benz i blinduar, që drejtohej nga Maxhaku.

Blendi Teta u tha hetuesve se ai ka shoqëruar Maxhakun, për në aeroportin e Prishtinës, pasi do të prisnin dy miqtë e tyre, Duka dhe Hyseni, që do të ktheheshin nga Spanja.

Për ekzekutimin e ish-oficerit të Patrullës i vetmi i arrestuar është Teta, ndërsa tetë personat të tjerë janë shpallur në kërkim.

 

Fraksion.com