AktualitetBota+Të fundit

Trump do ta ndryshojë adresën e banimit nga Nju Jorku në Florida

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar përmes një serie postimesh në rrjetin social, Twitter se ai do ta ndryshojë adresën e tij të banimit nga Nju Jorku në Florida, pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Trump ka shkruar se adresa “1600 Pennsylvania Avenue, Shtëpia e bardhë, është vendi që dua dhe ku shpresoj se do të qëndroj për pesë vjetët e ardhshëm”.

“Mirëpo familja ime dhe unë do ta ndryshojmë adresën tonë të përhershme në Palm Beach në Florida”, është shprehur ai.

“Pavarësisht faktit se unë paguaj miliona dollarë në këtë qytet si dhe taksa çdo vit, unë jam trajtuar shumë keq nga liderët politikë të këtij qyteti”, ka thënë Trump duke iu referuar Nju Jorkut.

E përditshmja amerikane, The New York Times, ka raportuar se Trump, tashmë ka nisur procedurat për ndryshim të adresës së përhershme.

Kjo gazetë ka thënë se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë treguar pse Trump ka ndryshuar adresën fillestare, mirëpo ka cituar një person të afërt me presidentin të ketë thënë se arsye janë taksat.

Nju Jorku njihet për shkallën e lartë të taksave në nivel shtetëror, për dallim nga Florida.

 

Fraksion.com