Stërkaj ‘përplaset’ me Ramën për Shkodrën: E keni bërë si tender
Zbardhen debatet në mbledhjen e sotme te kryeministrit Edi Rama me te deleguarit e Veriut. Debatet jane perqendruar ne ceshtjen e emerimit te drejtoreve ne qarkun Shkoder.
Deputeti Sterkaj ka deklaruar se emerimet ne kete qytet jane kthyer ne tendera politike. Por kryeministri Edi Rama nuk e ka pranuar kete dhe ka lajmeruar se nga e hena do te merret vete me kete pune duke caktuar nje mbledhje qe do te zgjidhe pikerisht kete ceshtje.
Deputeti Paulin Sterkaj: Emerimet ne Shkoder jane kthyer ne tendera politik.
Sterkaj: Secili dergon emrat e vet, per nje drejtori 7 lista
Rama: Nuk eshte e vertete, meqe ju si dhate drejtim, tani do te merrem vete me kete pune.
Rama: Nuk e kemi bere si tender, Musai me tha keni cuar 7 lista
Rama: Te henen mbledhje e posacme vetem per Shkodren, aty vendosim cdo gje
Pas debateve të forta në PS e Shkodrës, Rama mbledh urgjent deputetët dhe kryebashkiakët e veriut
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i PS, ka mbledhur sot krerët e partisë në rrethe, deputetët dhe kryebashkiakët e veriut. Mësohet se qëllimi i këtij takimi lidhet me riorganizimin e brendshëm në parti.
Takimi me ta vjen dy ditë pas debateve të forta në mbledhjen e degës së Partisë Socialiste në Shkodër, ku u shkri e gjithë struktura. PS-ja në Shkodër ka shkrirë të gjitha strukturat, pas ankesave të shumë anëtarëve për katapultimin e personave jashtë partisë.
Sekretari organizativ, Arben Pëllumbi, që njëkohësisht është edhe koordinator për degën e Shkodrës, duke folur pas takimit me dyer të mbyllura, pranoi faktin se kishte pasur debate, duke e cilësuar këtë si një konflikt personal të disa individëve. Disa prej anëtarëve të PS-së në Shkodër kanë shprehur ankesa për mungesën e vëmendjes nga PS-ja në qendër, duke theksuar se në pozicione drejtuese në qytetin verilindor po emërohen persona nga Tirana pa asnjë kontribut.
Fraksion.com