Rama videoinformacion të progresit në ofrimin e Shërbimit Zjarrfikës
Kryeministri Edi Rama solli sot një pasqyrë të zhvillimeve që kanë ndodhur në Shërbimin zjarrfikës në Shqipëri.
Rama sollii krahasime mes situatës në vitin 2014 dhe atij në vitin 2019, gjë që tregon se ky shërbim ka pësuar një transformim të ndjeshëm vitet e fundit.
“Mirëmëngjes dhe me këtë videoinformacion të progresit në ofrimin e Shërbimit Zjarrfikës, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Në vitin 2014, janë 739 punonjës zjarrfikës ndërsa në vitin 2019 numri i tyre është rritur në 1145 punonjës zjarrfikës, ose 406 punonjës më shumë.
Në vitin 2014 janë 105 mjete zjarrfikëse, ndërsa në vitin 2019 janë 145 mjete zjarrfikëse, ose 40 mjete zjarrfikëse më shumë se viti 2014.
Po ashtu, në vitin 2014 janë 38 stacione zjarrfikëse, ndërsa në vitin 2019 ka 70 stacione zjarrfikëse ose 32 stacione zjarrfikëse më shumë.
Fraksion.com