AktualitetPolitikëTë fundit

Rama në Itali: Javën tjetër hapim tenderin për aeroportin e Vlorës

Në një takim me komunitetin e biznesit dje në Itali, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për aeroportin e Vlorës.

Pas tërheqjes së palës turke nga projekti i aeroportit të Vlorës, kryeministri Edi Rama ka thënë se javën tjetër do të hapet tenderi për këtë vepër publike.

Rama tha se qeveria ka firmosur edhe një marrëveshje me kompaninë MSC, për të ndërtuar terminalin e parë modern për kroçerat.

“Kemi firmosur një marrëveshje me kompaninë MSC , për të ndërtuar terminalin e parë modern për kroçerat dhe shpresojmë mirë që me ‘Costa Crociere’ të ecim përpara në mënyrë që të mbulojmë Durrësin, ashtu si Vlorën me dy terminalë mjaft modernë, të konceptuar përherë. Nga java tjetër do të hapim një tender për Aeroportin e Vlorës dhe më vjen mirë që shumë grupe italiane kanë shprehur interes në këtë vazhdimësi të përbashkët”, tha Rama.

 

Fraksion.com