“Punuan për ndarjen”, Pas Ramës dhe Thaçit, Haradinaj akuzon edhe ambasadoren e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku
Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është rikthyer sërish idesë së ndarjes së Kosovës, ndërsa nuk harron të përmend sërish emra, që sipas tij janë të përfshirë në këtë “pazar”.
Teksa bëri homazhe në shtatoren e heroit, Zahir Pajaziti, Haradinaj solli edhe njëherë në publik emrin e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Hashim Thaçi. Madje, Haradinaj në këtë kontekst përmendi edhe emrin e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
“Plotë zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, qoftë Vlora, presidenti Thaçi, kryeministri Rama dhe të tjerë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj nuk hezitoi të përmendte akuza të rënda, teksa tha se këta figura kanë qenë pjesë e idesë për ndarje, përmes shkëmbimit të territoreve.
“Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, ajo Çitaku, Thaçi, Rama, Vuçiç”, tha Haradinaj, shkuajnë mediat kosovare.
Fraksion.com