“PS nuk strehon askënd që shkel ligjin”; Rama: KQZ, jo vegla e partive siç ishte dje
Mbi vendimin e trupës së KQZ-së për mbarimin e mandatit të (tashmë) ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku ka reaguar sërish kryeministri i vendit, Edi Rama.
Ai shkruan në Twitter se KQZ provoi sot se nuk është më një vegël e partive të vjetra, duke zbatuar ligjet.
Sa i përket kryebashkiakut të Vorës, Rama thekson se PS nuk do të bëhet kurrë strehë e atyre që shkelin ligjin dhe besimin e socialistëve.
“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje.
Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë” – shkruan Edi Rama.
Fraksion.com