Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot në mbikalimin e Shkozetit të Durrësit, ku ka ndodhur një shkëmbin zjarri mes dy mjeteve.
Për pasojë 1 person humbi jetën dhe u plagosën 3 të tjerë.
Mësohet se nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një sulm mes dy grupeve rivale, të cilët kanë qenë në dy makina, ndërsa kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit.
Po ashtu mësohet se një prej mjeteve tip benz me targë AA333ZD është ndalur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri po lokalizohet nga policia.
Deri më tani nuk dihen ideniteti i viktimës dhe i tre të plagosurve, njëri prej tyre rëndë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.
Janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët kryesore por dhe në ato hyrëse e dalëse të Durrësit.