“Liria e shprehjes”; Ambasadori i BE-së: T’i jepet fund ndikimit të politikës në media!
Përgjatë Forumit të Pestë të Zhvillimit të Medias, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi gjatë fjalës së tij në tryezën e OSBE-së se duhet të marrë fund ndikimi i politikës në media si dhe mungesës së trasparencës.
Më tej shtoi:
“Kemi adresuar të gjitha shqetësimet tona, deri më tani nuk është arritur gjithçka që duam, por po përpiqemi për të ecur përpara. Komisioni Evropian i ka shprehur të gjitha shqetësimet lidhur me pasiguritë ligjore dhe për median audiovizive. Janë të rëndësishëm disa rregullatorë në media, dhe të gjitha këto në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes. Informacionet false janë shumë të këqija dhe shkojnë në dëm të medias. Duhen ndjekur të gjitha parimet e lirisë së medias. Dizinformimi është gjithashtu në dëm të medias. Presim një draft të ri që të jetë pikërisht për këtë çështje. Duam një shoqëri që të informohet ashtu siç duhet nga media.”
Fraksion.com