Rama pritet nga Conte në Itali (Video)
Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama eshte pritur kete mesdite me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Italise, Giuseppe Conte.
Takimi eshte zhvilluar ne Palazzo Chigi, sic mund ta shihni edhe ne pamjet e publikuara me siper.
Mesohet se pas takimit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe ai italian, Conte do te mbajne nje deklarate per mediat.
Vizita e kryeministrit shqiptar në Itali vjen pasi Komisioni Europian vendosi të shtyjë datën e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian e pak ditë pas vizitës së kreut të ekzekutivit italian në Tiranë ku shpehu qartë mbështetjen e fortë të Italisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.
Nje ditë më parë gjatë takimit në Romë me kryeministrin maqedonas Zaev, kryeministri italian e konsideroi një gabim historik vendimin e Komsionit Europian për të shtyrë hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.