Pentagoni publikon incizimin e sulmit ndaj Al-Baghdadit
Ushtria amerikane ka publikuar pamjet e para të sulmit në veri të Sirisë, që rezultoi me vdekjen e udhëheqësit të grupit të Shtetit Islamik (IS) Abu Bakr Al-Baghdadi.
Incizimi tregoi forcat amerikane që gjuanin ndaj militantëve në tokë, ndërsa fluturonin me helikopterë drejt kompleksit ku udhëheqësi i IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi ishte fshehur.
"…at the compound, fighters from two locations in the vicinity of the compound began firing on U.S. aircraft participating in the assault."
– Gen Frank McKenzie CDR USCENTCOM pic.twitter.com/SkrtHNDs7w— U.S. Central Command (@CENTCOM) October 30, 2019
Baghdadi iku në një tunel dhe vrau veten duke shpërthyer një jelek vetëvrasës.
Pas bastisjes, kompleksi u shkatërrua plotësisht përmes municioneve.
Kreu i Komandës Qendrore të Ushtrisë amerikane, gjenerali, Kenneth McKenzie, tha se dy fëmijë kishin vdekur me Baghdadin në tunel – jo tre siç ishte raportuar më parë.
MacKenzie konfirmoi gjithashtu raportet e mediave që Baghdadi ishte varrosur në det.
Fraksion.com