Libani pas dorëheqjes së Haririt
Prej rreth dy javësh kudo në Liban ka pasur protesta – më të mëdhatë në historinë e vendit. Dorëheqja e Saad al-Haririt ofron mundësinë për të formuar një qeveri ekspertësh të pavarur.
Ai shtoi se qe nisur për në pallatin presidencial në Baabda për të takuar Presidentin Michel Aoun dhe për t’i dorëzuar atij dorëheqjen e tij dhe dorëheqjen e qeverisë. “Në këtë mënyrë unë u përgjigjem kërkesave të shumë libanezëve që dolën në rrugë për ndryshime”.
Prej rreth dy javësh, kudo në të gjithë vendin ka pasur demonstrata. Njerëzit kërkojnë që të japë dorëheqje e gjithë udhëheqja e shtetit. Ata protestojnë kundër korrupsionit, nepotizmit dhe situatës katastrofale ekonomike. Libani është në prag të insolvencës. Protestat konsiderohen më të mëdhatë në historinë e vendit. Pak më shumë se një javë më parë, al-Hariri u përpoq ta vinte situatën nën kontroll, qeveria miratoi një paketë reformash. Por masat qenë jo të guximshme, njerëzit qëndruan në rrugë.
Dorëheqja e Saad al-Haririt dhe e kabinetit të tij është sukses i madh për protestuesit. Tani ofrohet mundësia për të formuar një qeveri të përbërë nga ekspertë të pavarur; kjo ishte një kërkesë e rëndësishme e protestuesve.
“Së pari dua të uroj të gjithë, në Saida, në Beirut, në Jal al Deeb, në Tripoli, për këtë fitore të madhe. Por nuk do të ndalemi këtu! Do të vazhdojmë lëvizjen tonë në të gjithë Libanin, askush nuk do të na ndalë. Nuk na tremb lufta. Na duhet ende të kthejmë paratë e vjedhura dhe të bëjmë përgjegjës të gjithë politikanët e korruptuar, nga më të vegjlit deri tek më të mëdhenjtë “. Kështu shprehet një protestues në qytetin bregdetar të Saidas.
Al-Hariri, në fund të të 40-ave dhe një nga burrat më të pasur në vend, drejton “Lëvizjen e së Ardhmes” pro-Perëndimore. Megjithatë, pala më e fortë në qeverinë e tij të koalicionit ishte Hizbollatë e mbështetur nga Irani dhe aleatët e tyre. Hizbollatë u shprehën javën e shkuar në mënyrë të qartë kundër protestave, dhe u bënë thirrje mbështetësve të tyre që të mos marrin pjesë në to.
Të martën pasdite në Beirut pati përleshje. Burra të armatosur me shkopinj shkuan tek demonstruesit dhe shkatërruan një kamp proteste. Sulmuesit ishin mbështetës të Hizbollave dhe Amalit, lëvizja tjetër kryesore shiite në vend. Kryeministri Al-Hariri në fjalën e tij bëri thirrje për qetësi: “U bëj thirrje të gjithë libanezëve: vijeni interesin kombëtar dhe integritetin e Libanit dhe ruajtjen e paqes sociale dhe parandalimin e kolapsit ekonomik para gjithçkaje tjetër. Të gjithë partnerëve të mi politikë u them sot: përgjegjësia jonë është ta ruajmë Libanin tonë nga shkatërrimi ”. Sipas kushtetutës, Al-Hariri do të vazhdojë detyrën si kryeministër në detyrë./DW
Fraksion.com