Zaev: Vazhdojmë me implementimin e Marrëveshjes së Prespës
Kreu i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ritheksuar se vendi po vazhdon me implementimin e Marrëveshjes së Prespës, ai me këtë rasti i bëri thirrje që këtë ta bëj edhe opozita e cila me mos respektimin e Marrëveshjes së Prespës po bën shkelje kushtetuese.
“Opozita nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës derisa është në opozitë, paramendoni se çfarë mund të ndodhë në rast se kthehen në pushtet. Duhet ta respektojmë dhe implementojmë deri në fund Marrëveshjen e Prespës”, tha Zaev duke shtuar se duhet të ruhen marrëveshjet.
Zaev u pyet edhe rreth një gjesti të pahijshëm që ditë më parë e bëri në Prilep para simpatizantëve të partisë së tij.
“Në rast se dikë kam ofenduar, vërtet i kërkoj falje, qëllimi imë ishte që të jem sa më real. Kërkoj falje nuk kisha qëllim të ofendoj dikë”.
Ndërkohë i pyetur rreth emrit të ministrit teknik, se vallë Shekerinska është një ndër emrat që përflitet? Zaev me përgjigje se është herët për të diskutuar për emrin e kryeministrit teknik.
“Është herët, ndoshta ndonjëri nga këto emra që përfolën, por mund të del e dhe një i tretë, është herët”, tha Zaev, i cili në ndërkohë përgënjeshtroi zërat për ftesë që Maqedonia pas mosmarrjes së datës për fillim të negociatave t’i bashkëngjitet “Bashkimit Euroazian” duke theksuar se në Qeveri nuk ka arritur asnjë ftesë për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në Unionin Ekonomik Euroaziatik (EAEU).
“Me siguri ka ndonjë membranë mbrojtëse, mur rreth Qeverisë, dhe është e vështirë të arrihet në një thirrje të tillë. Sepse nuk më shkon as ndërmend një punë e këtillë. Jo, nuk kemi ftesë të këtillë dhe shpresoj se që as do të arrijë”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse pas mosmarrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në, vendi ka marrë ftesë për inkuadrim drejtë EAEU.
Fraksion.com