Parandaloni rrudhat në qafë duke ndjekur këto këshilla
Kur bëhet fjalë për plakjen, zona e qafës është një pikë kritike. Ne mund të shohim shumë gra me fytyra të bukura dhe të përsosura, por lëkura e tyre pranë zonës së qafës tregon moshën e tyre.
Një nga shenjat e para të plakjes janë rrudhat dhe lëkura e lëshuar në qafë. Për të shmangur këto fatkeqësi, ju duhet që të mbroni lëkurën tuaj siç duhet nga rrudhat dhe plasaritjet e tjera.
Mënyra më e mirë për të ngadalësuar procesin e plakjes është që të merrni preventivat e nevojshme për të ruajtur dhe për të rritur elasticitetin e lëkurës në qafë. Mos harroni se zona e qafës është aq sensitive sa zona juaj e fytyrës, kështu që ju duhet të merrni kujdesin e duhur.
Parandalimin i rrudhave në qafë me një jetesë të shëndetshme:
Kufizoni ekspozimin tuaj ndaj diellit për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet UVA dhe UVB.
Kufizoni ekspozimin e lëkurës ndaj pirjes së cigare dhe pijeve të tjera.
Pini të paktën 8 gota ujë çdo ditë
Një jastëk i lartë është armiku më i madh për lëkurën tuaj të butë. Zgjedhni një jastëk të vogël në vend të një të madhi.
Aplikoni feta të patateve në qafën tuaj. Ajo do të detoksikoj lëkurën dhe pastrojë poret.
Aplikoni një krem të mirë anti-rrudhë në qafën tuaj gjatë netëve para se të flini.
Nëse ju do të ndiqni këto hapa nga një moshë shumë e hershme, atëherë është e lehtë për të ngadalësuar procesin e plakjes