Negociatat, Fleckenstein: Nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Europian
“Ne nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Europian për hapjen e negociatave. Shqiptarët i meritojnë ato”.
Kështu shprehet ish euro-deputeti i SPD-së dhe zëdhënësi i Punëve të Jashtme për socialdemokratët në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.
Fleckenstein thekson se do të vizitojë Tiranën ku do të marrë pjesë në Forumin e Ndërlidhshmërisë dhe do të takohet me politikanë për të shkëmbyer mendime rreth hapave të ardhshëm në procesin e anëtarësimit.
“Ende i angazhuar! Në rrugën time për në Tiranë. Mezi presim Forumin e Ndërlidhshmërisë në Tiranë për të takuar politikanë për të shkëmbyer mendime rreth hapave të ardhshëm në procesin e anëtarësimit. Ne nuk do të heqim dorë pas vendimit të gabuar të Këshillit Europian. Njerëzit e Shqipërisë e meritojnë atë”, thekson Fleckenstein.
Fraksion.com