Çaj ‘magjik’ kundër ftohjes dhe kollës
Në çdo fillim vjeshte, me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturave, shfaqet edhe një rritje e infeksioneve respiratore të quajtura ndryshe edhe rrufa, e ftohura e zakonshme apo gripi.
Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni.
Kur jeni me grip apo keni kollë vitamina C është shumë e domosdoshme. Po ashtu edhe elementët e tjera që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar.
Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten: ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pluhur, mjaltë, lëng limoni që i shtohet në fund.
Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë dhe rezultatet do të jenë vërtet të kënaqshme.