Ambasadori hungarez: I zhgënjyer nga vendimi i KE për negociatat
Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, Lorant Balla u shpreh i zhgënjyer nga vendimi i Këshillit Europian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.
Duke folur nga Shkodra, ku u përkujtua revolucioni hungarez, Balla, u shpreh i zhgënjyer nga ky vendim, duke theksuar se Shqipëria ka një të kaluar dhe frymë europiane.
“Jemi të zhgënjyer për mos hapjen e negociatave. Shqipërisë i duhet të presë dhe kjo nuk është e mirë. Vendi ka të kaluar europiane dhe frymë e histori europiane.
Ambasadori Balla tha më tej se largimi nga vendi nuk është zgjidhje për shqiptarët, duke shprehur mbështetjen për procesin e integrimit të vendit në BE.
“Duhet ta ndërtoni të ardhmen këtu në vendin tuaj, në Ballkanin Perëndimor. Largimi nga vendi nuk është zgjidhje për shqiptarët. Do të punojmë për integrimin e Shqipërisë”, theksoi ambasadori i Hungarisë në Tiranë, Lorant Balla.
Fraksion.com