Akullnajat në Zvicër po shkrihen me shpejtësi të madhe
Ministri i punëve të Brendshme i Zvicrës tha se mbi 10 për qind e akullnajave të vendit janë shkrirë gjatë pesë viteve të fundit.
Kjo është përqindja me e lartë në më shumë se një shekull.
Ai i bëri këto komente në hapje të takimit të Organizatës Botërore të Metereologjisë.
Ministri Berset potencoi “urgjencën” e këtij takimi për vendin e tij, ku malet përbëjnë dy të tretat e territorit të Zvicrës.
Në takim janë mbledhur 150 ekspertë për të ekzaminuar akullnajat malore, borën dhe territoret e ngrira, të cilat rregullojnë burimet e ujit të ëmbël për rreth gjysmën e popullsisë së botës. Ekspertët do të diskutojnë për fushat kryesore në të cilat duhet të ndërmerren veprime të shpejta.
Ndryshimet në zonat malore kanë rritur rreziqet e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.
Berset tha se Zvicra ka “humbur” 500 akullnaja që nga fillimi i shekullit të 20-të.
Fraksion.com