34-vjeçari në Mirditë u vra nga miku i ngushtë për gjakmarrje (Autori)
Identifikohet njëri nga autorët e vrasjes se Eri Zefit në Mirditë, i cili u gjend në 2 tetor në Zall Xhuxhë.
Vrasja e 34-vjeçarit dyshohet se është kryer në një zonë tjetër dhe më pas trupi i pajetë është hedhur në kanal në fshatin Zall Xhuxhë, në një zonë jo shumë të banuar.
Viktima u gjet nga banorët e zonës i mbuluar në gjak dhe me shenja plumbash në trup, të cilët më pas lajmëruan policinë.
Burime zyrtare thanë se 34-vjecari Zefi mund të jetë marrë peng dhe më pas të jetë ekzekutuar fare pranë Rrugës së Kombit.
Dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës ka kryer një vrasje në muajin shkurt të këtij viti në Durrës.
Aktualisht policia është vë në ndjekje të një nga autorëve, ndërsa po punon për identifikimin e autorit tjetër të përfshirë në vrasje.
Fraksion.com