AktualitetTë fundit

“Studentët ngrenë zërin”; Ambasada Amerikane: Mësoni më shumë kndër korrupsionit në arsimin e lartë

Ambasada Amerikane në Tiranë, në një postim të pak minutave më parë në rrjetet sociale,  ka bërë me dijeni se qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Pasi deklarohet që çdo javë do të ndërmerret një nismë e caktuar përsa i përket luftës së korrupsionit në Shqipëri, këtë javë fokusi është ngritja e zërit nga ana e studentëve përsa i përket korrupsionit në arsimin e lartë.
Postimi  i Ambasadës:

“🇦🇱️ Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë. Mësoni më shumë: https://bit.ly/2PrTSlC #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit

🇺🇸️ | The U.S. Government is committed to the fight against corruption and the respect for the rule of law all over the world. Fighting corruption is at the forefront of U.S. Embassy Tirana’s work in Albania. Each week we will highlight a different initiative that we have taken to combat corruption in Albania. This week, learn more about projects that the U.S, Embassy funded, in collaboration with the U.S. Embassy Youth Council Albania, and the Albanian Helsinki Committee to help students raise their voice against corruption in higher education. Learn more: https://bit.ly/2PrTSlC #AlbaniaFightsCorruption #StopCorruption

Fraksion.com