AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Thirrja e fazës së dytë të Programit IPARD në mbështetje të fermerëve

Kryeministri Edi Rama ndau sot një shembull suksesi të financimeve nga Programi IPARD, si një mundësi e mirë për diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e biznesit.

“Mirëmëngjes dhe me thirrjen e fazës së dytë të Programit IPARD në mbështetje të fermerëve e sipërmarrjes në fshat, ju uroj një ditë të mbarë”, tha kryeministri Rama.

I tillë ishte rasti i një të riu në veri të vendit, që përmes mbështetjes financiare që përfitoi nga IPARD-i, rindërtoi kullën shekullore të familjes së tij, duke e shndërruar atë në një bujtinë turistike mjaft fitimprurëse për familjen dhe në një oaz të preferuar për turistët e vizitorët e huaj dhe vendas.

“Kulla shekullore që i përket familjes time, është pjesë e traditës së qytetit dhe është një vend që bart shumë kujtime. Kthimi i saj në një ndalesë për turistët vendas dhe të huaj ishte një ëndërr, por falë aplikimit në AZHBR u bë sot një realitet. Nga rindërtimi i kullës “Uki”, dhe kthimi i saj në një bujtinë, nuk përfitoi vetëm familja ime por i gjithë komuniteti”, citohet djali i familjes, duke treguar për biznesin e ri që ka ngritur tashmë.

Të gjithë fermerët dhe sipërmarrësit që duan të investojnë në sektorin rural mund të aplikojnë nga data 30 tetor deri më 16 dhjetor 2019, në zyrat qendrore të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) në Tiranë, me çdo projektide që është në linjë me tri masat mbështetëse të këtij programi.

 

Fraksion.com