“PD e financuar nga rusët?”; Përplasja e Mediut me Bushatin
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla depozitoi sot në Kuvend projekt-rezolutën për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare.
Në lidhje me këtë projekt-ligj që pritet që të çohet në parlament, në studion e emisionit “Real Story” nw “News 24” u zhvillua një debat mes ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe deputetit socialist Ervin Bushati.
Fatmir Mediu u shpreh se maxhoranca po dërgon në parlament një projekt-rezolutë të hartuar nga PS, që ka qëllime të pastra politike. Ndërsa, Bushati nënvizoi se influenca ruse ka kudo, edhe në Ballkan, edhe në Shqipëri e se kjo nuk mund të mohohet.
Fatmir Mediu: Të thuash se PD qenka financuar nga rusët, është naive. Kjo është rezolutë politike.
Ervin Bushati: Ore dhe në Amerikë ka ndikim rus. Pse këtu mos të ketë ndikim të Rusisë?
Fatmir Mediu: E quan ndikim ti që presidenti turk Erdogan që thotë Rama të bëjë kështu e ashtu.
Eduard Zaloshnja: Rama ka thënë se Amerika nuk duhet ta zgjidhë Donald Trump.
Fatmir Mediu: Nuk po flasim për hartim, por për parlament. Unë iu pyeta pse doni ta bëni këtë rezolutë?
Ervin Bushati: Po ka informacion për ndërhyrje ruse, influenca ruse. Nuk mund të jemi imun ndaj virusit rus, ai kur e hedh, e hedh për gjithë botën.
Fatmir Mediu: Kur flet parlamenti, nuk flet si Taulant Balla. Kjo po degjeneron në interes politik, për një çështje të caktuar që dihet se nuk është e vërtetë.
Ervin Bushati: Si nuk qenka e vërtetë. Të mbarojë gjyqi në Amerikë.
Fatmir Mediu: Cili gjyq? Nuk ka gjyq në Amerikë.
Fraksion.com