“Këmbeu 61 bashki me klering”; Spahiu: Tërmet i mbarë për opozitën
Kreshnnik Spahiu ka dencuar sot Lulzim Bashën se ka blerë dy vila lulsoze me sipërfaqe 1200 m2.
“Zyrtarisht ai deklaroi që i ka marrë i detyruar sepse ju kris shtëpia nga tërmeti, atij dhe vjehrrit.
Paska qenë i mbarë tërmeti fundit për opozitën”, shkruan Spahiu në profilin e tij në Facebook.
Spahiu shkruan gjithashtu se ” mjerë populli injorant që i besoi” Bashës, kur “hidhte “Molotov””.
Postimi i Spahiut:
“LAJM I MIRË:
Lulzim Basha bleu dy vila lulsoze 1200 m2.
Zyrtarisht ai deklaroi që i ka marrë i detyruar sepse ju kris shtëpia nga tërmeti, atij dhe vjehrrit.
Paska qenë i mbarë tërmeti fundit për opozitën.
Mjerë populli injorant që i besoi dhe hidhte “Molotov”.
A thua këmbeu 61 bashki me klering?”
Ndërkohë dje mediat kanë botuar lajmin e zhvendosjes së kryetarit të Partisë Demokratike nga apartamenti ku jetonte me familjen, deri një javë më parë, në një kompleks vilash të quajtur “Long Hill”, në periferi të Tiranës.
Madje ato treguan edhe fotot e kompleksit dhe makinës së kryetarit të PD-së, duke hyrë dje, në Long Hill.
Por Partia Demokratike reagoi pas lajmit të botuar duke e quajtur një dezinformim të qëllimshëm lidhur me banesën e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
“Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira, që nuk ka asnjë lidhje me fotot e rreme të shpërndara nga disa portale të kontrolluara nga qeveria. Banesa me qira e familjes se zotit Basha jo vetëm nuk ka pishinë, por është më e vogël sesa banesa e tij në rindërtim.”, shkruan mes të tjerash, Zyra e Shtypit e PD-së.
Fraksion.com