AktualitetTë fundit

“Iu sekuestrua 3 mln euro pasuri”: Ja emrat e 4 të arrestuarve të operacioni “Goldfinger”

Zbulohen emrat e poseduesve  të sekuestrimit të 3 milionë eurove pasuri, që kishin si burim financiar aktivitetet kriminale.

Ata janë shtetasit Jetmir Kastrati, Eri Pelinku, Dëfrim Eçi si dhe Armando Duçaj të cilët u arrestuan në Danimarkë më 26 qershor të këtij viti. Kjo është hera e dytë që atyre iu sekuestrohen pasuritë, pasi një pjesë e saj u bllokua më 26 qershor, por qe ishin ne emer te familjareve te tyre.

Këta persona akuzohen për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” dhe të gjitha të ardhurat nga aktivitetet kriminale i investonin në Shqipëri. Ata akuzohen se kane trafikuar nje sasi prej 1 650 kg kokainë dhe heroinë në 7 vende të ndryshme te Europes.

Pasuritë e sekuestruara:

-Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;

-10 apartamente banimi, në plazhin e Velipojës;

-1 apartament banimi në Shkodër (në pronësi të kunatit të Jetmir Kastratit)

-14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;

-Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro.

-Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarëve të tyre.

 

Fraksion.com