Hysi: Sfidat e Ballkanit, integrimi europian dhe vijimi i reformave
Samiti, mblodhi bashkë kryetarë shtetesh, kryeministra, ish kryetarë shtetesh, personalitete të larta të politikës, krerë të besimeve fetare, parlamentarë dhe ish parlamentarë, ambasadorë dhe ish ambasadorë, gra lidere dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ambasadorë të paqes dhe të rinj nga vende të ndryshme të botës.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Hysi shprehu qëndrimet e Kuvendit në lidhje me adresimin e sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rolin e parlamentarëve.
“Integrimi Evropian, vijimi i reformave për forcimin e shtetit të së drejtës, bashkëpunimi mes parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, rritja e diplomacisë parlamentare, forcimi i kontrollit parlamentar për efektivitetin e ligjeve të miratuara, inkurajimi i qeverisë për zbatimin e programeve që mundësojnë punësimin e të rinjve në vend”, u shpreh ajo.
Fraksion.com