AktualitetPolitikëTë fundit

“Vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për çeljen e negociatave”: Rama bisedë telefonike me Merkel

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bisedë telefonike me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë Rama u shpreh se gjatë bisedës me kancelaren diskutuan mbi ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim.

“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Faleminderit Angela”, thekson Rama.

 

Fraksion.com