Shkarkohet nga detyra Artur Malaj; Gjyqtari i Apelit nuk ‘i përgjigjet’ KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj. Gjyqtari Malaj kaloi KPK, por kjo nuk ka mjaftuar për të nisur punën si gjyqtar, pasi KPA nga shqyrtimi dhe hetimi mbi veprimtarinë e tij ka konfirmuar se ai ka kontradikta të forta në deklarimet pasurore.
Ai fillimisht u konfirmua në detyrë nga KPK më 3 gusht 2018 nga trupa gjykuese e drejtuar nga Genta Tafa Bungo, realtore Suela Zhegu dhe Pamela Qirko anëtare, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit vendosi të ankimojë sërish vendimin e KPK, ndërsa sot kriteri i pasurisë duket se ka “djegur” përfundimisht gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj.
“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Artur Malaj”- thuhej ne shkresen e ONM.
Trupa e Kolegjit që dhe vendimin përbëhej nga gjyqtarja Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo (relator) dhe nga anëtarët Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Luan Daci.
Fraksion.com