AktualitetTë fundit

Helmimi; Helikopter nga Tirana për dy nxënës në gjendje të rëndë

Një helikopter është nisur nga Tirana për të marrë dy prej nxënësve të gjimnazit në Shupenzë të Dibrës, të cilët u helmuan mesditën e sotme. Dy të rinjtë do të marrin mjekim më të specializuar në spitalin e traumës në kryeqytet.

Ndërkohë, raportohet se është stabilizuar gjendja e tetë nxënësve të tjerë që janë të shtruar në spitalet e Peshkopisë dhe të Bulqizës.

Sipas  Top Channel,ende nuk dihet nëse bëhet fjalë realisht për një rast helmimi masiv.

Jashtë kamerave, nxënësit shprehen se ishin në pushimin e gjatë dhe kur u futën në klasë ndjenë aromën e një parfumi.

Nga të dhënat paraprake dhe jo zyrtare dyshohet se brenda ambienteve të shkollës është përdorur një spraj, çka ka shkaktuar probleme te disa nxënës.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com