AktualitetPolitikëTë fundit

Dënohet ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku; E paditi Rama

Gjykata ka dënuar për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

Mësohet se togat e zeza kanë gjobitur me 300 mijë lekë të rinj Tabakun.

Mes të tjerash se Gjykata i ka vendosur edhe një kusht demokrates, ku kjo e fundit duhet të përgënjeshtrojë në ‘Facebook’ deklaratën e bërë më 25.10.2018.

Po ashtu bëhet e ditur se shpenzimet e gjyqit i ngarkohen palës së paditur.

Padia ndaj Tabakut u depozitua në Gjykatën e Tiranës pas deklaratave të saj në lidhje me miratimin e ligjit të lojërave të fatit, ku ajo e ka akuzuar për lidhje kriminale.

Rama kërkoi si dëmshpërblim për dëmin moral të shkaktuar shumën prej 1 milion lekë, si dhe detyrimin që në faqen e saj në ‘Facebook’ të publikohet një përgënjeshtrim.

Kryeministri ka depozituar në total rreth 15 padi ndaj figurave të PD pas deklaratave të bëra prej tyre ne adresë të tij.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com